Rreth Nesh

RRETH NESH

Bosfor Design & Publicity operon në fushën e Reklamimit prej 10 vitesh. Kompania ofron tashmë në tregun shqiptar një koncept të ri dhe bashkëkohor dizenjimi, me një gamë të gjerë artikujsh mjaft cilësor dhe avangard me kohën, me kostot më të ulëta në treg.

Pajisjet tona të printimit, stampimit dhe shtypit monitorohen periodikisht dhe kalibrohen nga ekspertet më me përvojë në fushën e tyre për të ofruar gjithmonë konsistence në cilësi.

Bosfor Reklama që prej fillimeve të saj ka ndërtuar një “urë” bashkëpunimi midis inovacionit perëndimor dhe filozofisë lindore të shtypit të lartë dhe prodhimit të reklamave.

Vizioni ynë shtyhet përtej një kompanie të suksseshme reklamash. Ajo që Bosfor Reklama synon të krijojë është një marrëdhënie bashkëpunimi që i reziston kohës, duke përmirësuar dita ditës shërbimin e ofruar paralelisht me përmirësimin e cilësisë së prodhimit, duke ndjekur traditën e raportit më të mirë cilësi-çmim-kohë.

Stafi i Bosfor Design & Publicity është një grupim heterogjen i përbërë nga artistë, graphic & web designers, eksperte printimi & reklamash. E përbashkëta e tyre është pasioni për reklamimin dhe kënaqësia për të ndarë ide, teknika dhe invacione të reja.

NE KEMI NJË VIZION

Vizioni ynë është një rritje e vazhdueshme në tregun kombëtar dhe ndërkombëtar duke ofruar kreativitet, një gamë të gjerë produktesh dhe projektesh të cilat karakterizohen nga fleksibiliteti dhe cilësia.

NE KEMI NJË MISION

Besimi i klientëve tanë është baza e së ardhmes dhe stabilitetit të kompanisë sonë. Si një ofrues shërbimesh inovative sa i përket të gjitha aspekteve të printimit, ne i trajtojmë punët e klientëve tanë si të tonat. Ne ofrojmë shërbime që të tjerët flasin me:

Krenari, Pasion, Qëllim, Kënaqësi dhe Partneritet.

ÇFARË OFROJMË NE

Stampime & Printime

Bosfor ofron teknologji inovative në printim & stampim për prodhimin e shumë produkteve promocionale të personalizuara dhe printime në materiale të ndryshme me një cilësi të jashtëzakonshme në kohë rekord, duke ju ofruar zgjidhje të shpejtë bizneseve dhe individeve.

Grafik & Web Dizajn

Stafi jonë kreativ ju vjen në ndihmë për të konkretizuar idetë tuaja në letër dhe jo vetëm. Krijimi i logove, fletepalosjeve, broshurave, etj. ofrohet tek ju nga stafi jonë i specializuar i dizenjatorëve. Kompania jonë ofron një sërë sherbimesh në këtë fushë me çmimet më konkuruese.

Promocion & Marketing

Mënyra më e mirë për të promovuar kompaninë tuaj është nëpërmjet marketingut efikas, në mënyrë që klientët të identifikojnë brandin tuaj nga qindra të tjerë në treg. Ekipi ynë ju garanton qe mesazhi juaj promocional do arrijë publikun e dëshiruar në formën më efikase dhe më me impakt.
Scroll Up